Kryeministri Edi Rama ka uruar Erdogan për fitoren e tij përballë rivalit Kemal Kılıçdaroğlu.

“Urime për fitoren Zoti President”, ka shkruar Rama në Facebook. Tashmë Recep Tayyip Erdoğan fitoi për të tretën herë drejtimin e Turqisë, pas kandidimit në raundin e dytë presidencial për herë të parë në histori.

Erdoğan, kandidati presidencial i Aleancës Popullore fitoi zgjedhjet, duke marrë 52 % të votave. Deri më tani janë numëruar mbi 98 % e votave, ndërsa mbështetësit e liderit turk kanë nisur festën.