Kjo javë ka shkuar keq për Erzenin. Pas largimit të trajnerit Kapllani shijakasit këtë herë janë mposhtur 3-2 nga Egnatia. Për pasojë Erzeni renditet në vendin e tetë me vetëm 2 pikë më shumë se Bylisi i vendit të nëntë.

Nga ana tjetër ky për Egnatian ishte një rezultat historik, pasi kur kanë mbetur edhe 2 javë kampionat ka siguruar matematikisht pjesmarrjen në Kupat e Europës. Diçka e cila ndodh për herë të parë në historinë e rrogozhinasve.