Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj do të performojnë këngën “Duje” mbrëmjen e së enjtes në skenën e Eurovizion 2023.
Albina ka zgjedhur emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews Albania, për të falënderuar dhe kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve me bindjen se do të shkojë në finale.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizion. Ju falënderojmë për mbështetjen e deri tanishme dhe të gjithë dashurinë që na keni dhënë. Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur,” – u shpreh ajo.
16 këngë do të performojnë por vetëm 10 do të kalojnë në natën finale. Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për 15 minuta në orën 22:00.Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.