Nga dita e sotme (1 Maj) nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Ky është plani që vihet në zbatim në kuadër të fazës së dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore.

Gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga sot do të mbetën vetëm 13 gjykata nga 22. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.