Çifti Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë festuar ditën e djeshme ditëlindjen, një ditë pas finales së madhe të BBV.
Të ftuar në një emision dyshja është pyetur për detaje të mëtejshme.
Si ndiheni kur mbyllni gjithë mbrëmjen, si ndiheni kur kaloni edhe debatet për hir të punës, çfarë i thoni njeri-tjetrit, ka qenë një ndër pyetjet drejtuar atyre.
Arbana e ka ndjerë veten me fat që është pranë tij.
“Unë kam fatin ta kem Edin mbështetjen më të madhe edhe në punë sepse ndajmë shumë projekte dhe “Big Brother VIP” është një prej tyre, kështu që duke qenë një program që ka shumë volum pune dhe goxha presion herë pas here, jam e lumtur që e kam në krahë për të ndarë momente të vështira dhe momente të bukura. Kështu që jam thjesht me fat.”-tha ai.
Ndërsa për Grishajn urimi që i bën vetes dhe Arbanës në këtë ditëlindje është të jenë po aq të dashuruar sa sot.
“Që të bëjmë spektakle të tjera të mira kështu dhe të vazhdojmë të jemi bashkë dhe të duhemi si sot.”- tha ai.