Kampioni i botës Max Verstappen ka bërë një garë mbreslënëse në Amerikë duke fituar Çmimin e Madh të kësaj jave edhe pse u nis nga vendi i nëntë. Holandezi, i cili arriti i pari në finish, la pas shokun e skuadrës Sergio Perez, i cili u nis i pari të dielën.

Për pilotin e Red Bull Verstappen kjo është hera e tretë që arrin të fitojë Çmimin e Madh këtë sezon, ndërsa në podium u ngjit dhe Fernando Alonso, i cili garon për Aston Martin. Sakaq zhgënjen edhe njëherë Ferrari me Carlos Sainz të pestin dhe Leclerc të shtatin.