Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është rikonfirmuar për një tjetër mandat në këtë bashki. Ditën e sotme nga selia e PS, pas daljes së rezultatit ai zgjodhi të falenderojë emigrantët për mbështetjen.

Ai u shpreh se duhet edhe mbështetja e emigrantëve për të vazhduar zhvillimin e Kukësit.

“Falenderoj emigrantët në Londër, Birmingani dhe gjithë Europa që erdhën dhe na mbështetën me votë e pikërisht për ta vazhduar zhvillimin e Kukësit kemi edhe mbështetjen e emigrantëve që janë jashtë Kukësit.

Faleminderit për të gjithë atë mbështetje që na bënë për mandatin e dytë. Rrofshin kuksianët kudo që janë”, deklaroi Safet Gjici.