Socialistët fituan Rrogozhinën me një diferencë të ngushtë votash. Edison Memolla arriti të merrte vetëm 23 vota më shumë se rivali i tij nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Në fjalimin e fitores, Memolla nuk e kaluar lehtë diçka të tillë, duke theksuar se ky është një mesazh shumë i fortë dhe do punojnë fort për gjithë komunitetin.
“Shumë faleminderit. Pavarësisht se fituam, realisht mesazhin e kemi marrë dhe është një mesazh që duhet të ulim kokën dhe të punojmë më fort.

Pavarësisht atyre që nuk na votuan, pas 4 vjetësh do kemi zgjedhje të reja dhe do tregojmë pas 4 vjetësh që i shërbejmë të gjithë komunitetit të Rrogozhinës pavarësisht rezultatit”, tha Memolla.