Kandidatja socialiste Emiriana Sako ka fituar zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, me një diferencë të madhe prej 9721 votash kundrejt rivalit Igli Cara.

Në fjalimin e fitores, Sako falenderoi durrsakët dhe kryeministrin Rama për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke shtuar se puna fillon nga nesër.

“Faleminderit qytetarëve të Durrësit për mbështetjen e dhënë. Faleminderit kryeministrit Edi Rama që më dha mundësinë për të kandiduar sërish.

Puna në bashkinë e Durrësit do të fillojë që nesër me përgatitjen për sezonin turistik. Faleminderit të gjithëve”- tha Sako.