Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtuesi drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit tha se fitorja e PS është e sigurt për zgjedhjet e 2023.
Çuçi për mediat tha se fitorja përballë opozitës në qarkun e Beratit është 5 me 0, dhe pasi është në avantazh.
“Qarku është 5 me 0.Dimali ka vetëm 3 kuti tani dhe ato janë në avantazhin tonë me kundërshtarët. Berati ka akoma për të numëruar, po presim se patëm një ndërprerje sepse kërkuan ndërprerje numëruesit e opozitës. Por është e fituar pasi gjithë pritshmëritë tregojnë se arrijmë 64% në Berat, Skrapari ishte fitore spektakolare”, tha ai.