Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të shënojë as në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj skuadrës së Cikalleshit, e cila është mbyllur në barazim 1-1.

Në anën tjetër, partnerja e tij, Georgina Rodriguez ka postuar foto teksa merr rreze dielli pranë pishinës së vilës së tyre në Arabinë Saudite.

Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë me skuadrën e Al-Nassrit, e cila ishte në vendin e parë kur u transferua portugezi, ndërsa tashmë e ka humbur atë vend pas disa rezultateve radhazi negative dhe titulli është vënë seriozisht në diskutim. Ndërkohë, ka pasur edhe raportime nga media të ndryshme sportive se portugezi po mendon tërheqjen nga futbolli edhe pse është ende nën kontratë me skuadrën nga Arabia Saudite.