Sali Berisha po dështon nga qyteti në qytet me mitingjet përmbyllëse. Sot ai ka mitingun përmbyllës në Elbasan ku ishte lajmëruar të fillonte në orën 17:30, por për shkak të braktisjes nga qarku Elbasan, ai është detyruar të marrë me furgona militantë nga Tirana e Durrësi.
Mirëpo edhe pas përforcimeve me furgona, siç duket pjesëmarrja në orën 18:20 kur ka mbërritur Berisha, është sërish e dobët, ku as karriget e llogaritura nuk janë mbushur.