Një aksident ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se 3 të rinj që udhëtonin në të njëjtin mjet kanë mbetur të plagosur.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton shkaqet e aksidentit.