Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Elbasan. Në afërsi të vendit ‘Sporti i Vjetër’ në Elbasan, është pikasur një person i armatosur në atë zonë me kallashnikov dhe fishek në fole gati për qitje.

Arma është gjetur dhe sekuestruar jashtë rrugës, ndërsa personi e braktisi menjëherë sapo vuri re prezencën e efektivëve të policisë.
Mësohet se ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.