Nuk është vetëm Belo i Tiranës, kandidati i Berishës që ka probleme e paqartësi me arsimin e konvalidimin e kurrikulës së tij.

Kandidimi për kryetar bashkie nuk është një pasaportë akademike, pasi në radhë të parë është një betejë e garë menaxheriale e politike. Megjithatë, siç ka ndodhur ka mjaft nga këto kandidatë që bëjnë të ashtuquajturin kalim në tapetin e kuq të vanitetit, kur në fakt, nuk kanë pse.

Zef Hila, kandidati i foltores për bashkinë Vau Dejës, i cili është kryetar komune në Bushat që nga viti i largët 1996, ka nisur një universitet në Turqi, për drejtësi, por nuk e ka mbaruar.

Hila ka nisur Universitetin e Marmarasë në vitin 1996 në Fakultetin e Drejtësisë, e në vitin e katërt, në vitin 2000 kërkon shkëputje nga ky universitet me emër të mirë dhe diplomën e merr në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku diploma dhe akreditimi nuk e ka të njëjtën vlerë si ai i Marmarasë.

Përse ndodhi kjo lëvizje, a janë letrat e noterizuara e konvaliduara të manipuluara? Kjo është natyrisht një pikëpyetje që duhet t’i përgjigjet vetë Zef Hila. Pasi askush nuk e kupton faktin se si ka mundësi që të nisësh studimet në një universitet me emër më të madh e ta mbyllësh në një universitet të një niveli modest askush nuk e kupton. Pasi ajo diplomë, maksimumi të bën kryetar të komunës bushat, po jo një avokat me emër të rëndësishëm./ Tema