Fredi Beleri i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se ditën e sotme do të zhvillohet edhe seanca në GJKKO, ku do të zhvillohet edhe seanca gjyqësore.
fredi beleri23Ndërkohë, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.
Beleri u arrestua me 12 maj, ndersa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Beleri ishte në hetim prej datës 8 maj sipas tij dhe si prova ishin marrë pesë regjistrime audio dhe dy video.
Fredi Beleri edhe pse i arrestuar fitoi perballe rivalit te tij socialist ne Himarë, Jorgo Goro.
Arrestimi i tij solli reagime si nga politika shqiptare, por edhe ajo greke e cila denoi prangosjen e tij.
Beleri sipas policisë është i dënuar më herët me tre vjet burg për “nxitje të urrejtjes nacionale”. Ai është akuzuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si i përfshirë në atë që njihet si “Masakra e Peshkëpisë” në vitin 1994, kur një grup i armatosur sulmoi një postë kufiri të Shqipërisë duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosur tre të tjerë.