Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II në shtatorin e vitit të shkuar i kushtoi qeverisë britanike 161.7 milionë pound. Lajmin e bëri të ditur ditën e sotme Thesari i Britanisë së Madhe.
Pasi monarkia 96-vjeçare ndërroi jetë më 8 shtator, vendi u fut në dhjetë ditë zie kombëtare të cilat u finalizuan me funeralin shtetëror më 19 shtator.
Gjatë asaj periudhe, arkëmorti i mbretëreshës qëndroi në Katedralen e Edinburgh-ut përpara se të dërgohej në Ëestminster Abbey në Londër ku të paktën 250 mijë njerëz pritën në radhë për orë të tëra në mënyrë që t’i kryenin nderimet madhërisë së saj.
Djali i saj, Mbreti Charles më pas nisi një turn ë katër kombet e Britanisë, i shoqëruar nga ish-kryeministrja Liz Truss.
“Prioritet për qeverinë ishte që këto evente të vijonin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë e publikut”, tha John Glen, Kryesekretari i Thesarit, në një deklaratë me shkrim për Parlamentin.
Ministria e Brendshme, është përgjegjëse për policinë dhe sigurinë kombëtare, përbënte pjesën më të madhe të totalit, me kosto prej 73.7 milionë paund.
Kjo u pasua nga 54.7 milionë £ të shpenzuara nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport dhe 18.8 milionë £ të shpenzuara nga Qeveria Skoceze.
Kostot e tjera ishin: Ministria e Mbrojtjes, 2.9 milionë £; Departamenti i Transportit, 2.6 milionë £; Qeveria e Uellsit, 2.2 milionë funte; Zyra e Jashtme, Commonëealth & Development, 2.1 milion £; dhe Zyra e Irlandës së Veriut 2.1 milion £.
Shifrat u publikuan si pjesë e një deklarate të shkruar parlamentare nga John Glen, kryesekretar i Thesarit.