Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ishte në takime elektorale me banorët një njësitë numër 1, 7 dhe 13 të Durrësit.
“Qyteti ynë ka hapur një kapitull të ri në zhvillimin e vet, jo vetëm me mbështetjen që pati nga qeveria shqiptare për programin e rindërtimit, por me projektet madhore që kemi, si marina turistike, Porto Romano, projekti i amfiteatrit. Por, edhe projekte të tjera madhore si ai i stadiumit, që do të jetë një pol i ri shumë i rëndësishëm për Durrësin. Do të bëjmë të mundur që Durrësi të jetë një arenë e vërtetë e ekonomisë”.
Një nga projektet e përmendura është edhe hekurudha e re.
“Kemi hekurudhën shqiptare që po ndërton linjën Durrës-Tiranë, do të kemi lidhjen direkte për 20 minuta, lidhjen me aeroportin, duke e bërë më të qytetin tonë të arritshëm më shpejt. Pas hekurudhës, kemi projektin e parkimit të parë publik në qytetin tonë. Kemi propozuar të ndërtojmë edhe unazat e qytetit”.
Sako ka folur edhe për investimet e kryera për rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve.