Pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj Kaney West, Kim Kardashian nuk është përfolur shumë për lidhje të reja, ajo ka pasur vetëm një marrëdhënie publike, me Pete Davidson.
Pas 7 vitesh martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre nga e cila ata kanë 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Kim Kardashian u duk se e hodhi lehtësisht pas krahëve divorcin me Kaney West dhe nisi një lidhje të re dashurie me komedianin Pate Davidson, me të cilin u nda gjithashtu pas disa muajve lidhje.
Në vorbullën e thashethemeve për romancat mes fytyrave të njohura , KIm duket se nuk ka qenë shumë në qendër të vëmendjes pasi bukuroshja duket se është shkëputur përkohësisht nga romancat.
E teksa kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West dhe pak kohë nga ndarja me Pate Davidson, me të cilin dukej se gjërat ishin mjaft serioze, Kim është shprehur se është gati për një lidhje të re.
Ajo tha se po shijon jetën si beqare, duke zbuluar se ka mësuar nga “gabimet” në të kaluarën e saj.
“Mendoj se do të jem gjithmonë një romantike e pashpresë dhe dua të jem gjithmonë e dashuruar, dhe [unë] padyshim që më pëlqen ta ndaj jetën time me dikë dhe dua të krijoj një jetë me dikë”, u përgjigj Kim, duke theksuar rëndësinë e të ecurit ngadalë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e saj të ardhshme.
“Patjetër që do të marr kohën time”, tha ajo, përpara se të vazhdonte të zbulonte aspektet e ndryshme që mund ta bëjnë takimin pas një divorci pak më të komplikuar.
“Unë mendoj se ka kaq shumë faktorë, veçanërisht kur ke fëmijë dhe të jesh i ndërgjegjshëm për njerëzit që hyjnë në jetën tënde. Përpiqem të mos bëj të njëjtat gabime dhe me të vërtetë të marr kohën time. Mendoj se thjesht duhet të jetë ndryshe për mua”.
Natyrisht, nuk dihet se për cilat “gabime” të sakta po kujton Kim, apo edhe se cilës marrëdhënie i referohet.