Gazetarja Ilnisa Agolli ishte gjatë xhirimeve të emisionit të saj kur u shfaq krah Erion Veliajt në Kavajë, i cili kishte shkuar për fushatë, dhe më pas u sulmua ashpër nga komentuesit.
Ajo tregoi për “Review” se kontakti i parë që ka në fillim të çdo emisioni është me kryetarët e bashkive sepse është një procedurë gazetarësh, kërkesa e mbështetjes nga institucionet.
“Nuk mundet ta filloj ndryshe një emision përveçse nga këtej. Më kanë bërë përshtypje komentet. Është trishtim i madh, për të ardhur keq,” – u shpreh Agolli ndërsa Jonida Shehu lexonte komentet e njerëzve që gjykonin shoqërimin e gazetares me kryebashkiakun Veliaj në prag të zgjedhjeve të 14 majit.
Sidoqoftë, gazetarja tha se nuk e priste këtë lloj reagimi, aq më tepër kur gjithnjë ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit në mediat sociale e në jetën e përditshme gjithashtu.