Gazment Bardhi foli mbrëmjen e djeshme për drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga postet.

Bardhi tha se ka pranuar të jetë kryetar i Grupit Parlamentar, por pa pasur cilësitë që kishte më parë Alibeaj.

“Që të bëj një shpjegim. Unë kam pranuar përgjegjësinë e drejtuesit të Grupit Parlamentar, por nuk kam cilësinë që kishte Alibeaj në drejtimin e Partisë Demokratike”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se aktualisht PD e vulës nuk ka kryetar.

Bardhi deklaroi se ky post do të qëndrojë vakant derisa të përfundojë procesi i organizimit të partisë.

“Momentalisht që flasim ky është një pozicion vakant. Sipas statutit, derisa të përfundojë procesi i organizimit të partisë”, theksoi ai.