Legalizimi i kanabisit është një çështje që ngrihet në shumë vende të botës, por shumë pak prej tyre e kanë kaluar këtë cak.

Ekspertët në botë, kur vihen para debateve të legalizimit të kanabisit, qoftë dhe për qëllime medicinale, mbi gjithçka theksojnë se duhen forcuar disa instrumente që lidhen me kontrollin e kultivimit, forcimin e shtetit ligjor si dhe injektimi i një mendësie të re në popullatë që pavarësisht legalizimit, nuk duhet të promovohet. Kjo ndodh në çdo vend të zhvilluar që e ka legalizuar, por kur një çështje e tillë ngrihet në Shqipëri, pikëpyetjet janë të mëdha.

Vendeve që kanë legalizuar tashmë kanabisin, do ju shtohet edhe Gjeneva.Zyra Federale e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për një fillim testimi për shitjen e kanabisit në Gjenevë.

Ndikimi i shitjeve legale do të vlerësohet nga spitali dhe universiteti në Gjenevë.Ata që duan të marrin pjesë në shitje duhet të jenë paraprakisht të licencuar.

Për shkak të kohës që do të duhet për të rritur bimën dhe atë të një regjistri – data e saktë e fillimit të programit nuk dihet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Zyra Federale e Shëndetësisë po lejon shitjen legale në Cyrih, Bazel dhe Lozanë.