“Më 14 maj ne duhet të ndahemi përfundimsith nga e kaluara”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në takimin në Elbasan ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Numri dy i socialistëve nënvizoi se PS dhe Edi Rama janë garancia për të vijuar me zhvillimin e qyteteve.
“Jam i bindur që ju meritoni shumë, por ka vetëm një shans për të ecur përpa, Partia Socialiste, kandidatët e saj dhe kryeministri Edi Rama. Kush e do të ardhmen e Elbasanit le ta bëjë këtë zgjedhje. Më mirë një zgjedhje e sigurt, se sa ëndrrat që na shesin ata që nuk kanë bërë asgjë. Jo ne s’kemi nevojë për ëndrra, ne kemi nevojë për progres të prekshëm. Politika është arti i së mundshmesh dhe bëhet e mundur me njerëz si ekipi I PS që është këtu po dhe ata që janë në të gjithë Shqipërinë. Prandaj një thirrje Elbasani, me flamujt lart t’i themi ‘Po” fitores sonë, të jemi kampionët e vërtetë në 14 maj”, tha Gjiknuri.
Drejtuesi politik i qarkut Elbasan shprehu bindjen se në zgjedhje do të arrihen të fitohen të shtatë bashkitë. “Janë ekipe fituese që do ta nxjerrin Elbasanin 7 me 0. Në fakt në këtë rrugëtim kemi bashkëbiseduar, kemi ballafaquar ide dhe të gjithë janë të qartë dhe shumë vendosur që në 14 maj të bëjnë diferencën. Të bëjnë diferencën mes të shkuarës që na çon mbrapa dhe të ardhmes që na çon përpara. E ardhmja që përfaqësohet nga këto djem që kemi kandidatë por mbi të gjitha nga të gjithë formacioni, ekipi i progresit me në krye Edi Ramën. Në 14 maj ne kemi shansin që t’i themi pro politikave të qeverisë Rama”, deklaroi ai.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se vota më 14 maj është dhe mbështetje për rritjen e pagave dhe të pensioneve. “Në 14 kush do rritjen e pagave dhe progresin e filluar ka vetëm një zgjedhje, Partia Socialiste dhe kandidatët e saj. Në 14 maj të gjithë pensionistët që na dëgjojnë, patjetër rritja e pagave do të sjellë dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ne kemi bërë shumë për pensionistët. Me shpërblimet e vitit të fundit dhe me projeksionin dhe rritjen e pagave do të hapet drita jeshile dhe për rritjen e pensioneve. Prandaj çdo pensionist le ti thotë po politikës së rritjes së pensioneve që ka vetëm një destinacion në kutinë e votimit, Partia Socialiste dhe Edi Rama”, shtoi më tej ai.

Gjiknuri komentoi dhe alternativat përballë, të cilët i cilësoi fosile të së kaluarës të ricikluara nga Berisha dhe Meta. “Alternativat që kemi përballë flasin vetë, fosile politike, i keni parë vetë. Le ti marrim me radhë në 5 bashki janë fosil politik. Merr Belshin, merr një ish kryetar komune fosil politik dhe do të kokurojë gjoja përballë Arif Tafanit, nuk ka shance sepse Belshi ka ndryshuar shumë. Merr një tjetër fosil politik në Gramsh dhe do të konkurojë përballë Besian Ajazit, jo Gramshi ka kohë që e ka zgjedhur rrugën me Partinë Socialiste. Merr një tjetër fosil politik në Librazhd dhe do të konkurojë me fantastikun Mariglen Disha, nuk ka asnjë shanc, fitorja është e garantuar. Merrret një fosil politik në Cërrik dhe do të konkurojë përballë Andis Sallës djalë i ri dhe energjik, nuk ka shanc. Në Përrenjas merret një zonjë që e ka zgjedh vetë Likja, të më falni po s’kam gje me të, po mendon se do të mundë Nuriun tonë të urtë dhe punëtor. Po nuk ka shans. Kurse në Peqin s’di të them se kemi një anonim që nuk ka shans ta mundë Roshin tonë që e ka treguar me punët e tij se sa gjëra të mira do të bëjë dhe për Peqinin”, deklaroi Gjiknuri.

Sa i përket garës në Elbasan, Gjiknuri u shpreh se opozita ka nisur mashtrimet dhe qytetarët e Elbasanit do t’i hedhin ata në koshin e historisë me votë më 14 maj. “Merret një artist dhe sillet në Elbasan, madje numri dy i Sali Berishës. Po mir ju them të gjithëve elbasansllinjve që kam bërë biseda këto ditë:- Kur nuk bën njëshi Sali Berisha që i kanë vënë vizën shqiptarët dhe bota, a mund të bëjë dyshi? Thjesht ka sjellë lejtnantin e tij artist, që ka vetëm dy tipa mashtrimesh, mashtrimet në publik dhe mashtrimet privat. Mashtrimet private, dy drejtorë për familje, premtime për vende pune e dini shumë mirë këtë, dhe ato me Disnayland dhe ato me Kinostudio që do na e ndriçojë Elbasanin duke u bërë personazhi më qesharak. Ne s’kemi nevojë për ta. Le t’i çojmë ata me votën tonë në koshin e historisë, s’kemi nevojë. E dimë shumë mirë politikat e tyre, i dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë në Elbasan në të shkuarën, ashtu dhe në të gjithë bashkitë e tjera”, nënvizoi Gjiknuri.