E ftuar knë “Më lër të flas”, Grida Duma foli për situatën brenda Partisë Demokratike, e cila sërish doli nga zgjedhjet me një humbje të thellë.
E pyetur nga binjakët Veshaj se kë do të zgjidhte në garën për Tiranën nëse do të ishte në krye të Partisë Demokratike, Duma tha se ajo do të kishte nxjerrë një figurë jo politike.
“Unë ia thashë Erjon Veliajt këtë gjë kur e kisha, që sot nuk ka ende një figurë politike, me aq shumë mjete që të jetë thelbësisht politike që të dalë përballë tij.
Unë strategjikisht do të kisha nxjerrë një figurë jo kaq politike. Halim Kosova, pavarësisht se PD-ja i kishte humbur zgjedhjet, sikurse e quante Rama në 2013, ishte prestigjioz në garë”, tha ajo.
Pse nuk e kemi këtë garë tani?
“Sepse, me marrjen e vendimeve jo strategjike, kur ti lë mandatet, lë bashkitë në 2019, çfarë do që të bësh, nuk bën dot kuaj fitoreje që të mbështeten në potenca të mëdha të partisë”, u përgjigj Duma.
Sipas moderatores së “Top Story”, nëse do të kishte vullnet, e djathta ka mundësitë të hyjë në garë që nesër:
“Mund të hyjë edhe nesër, po të dojë. Kapacitetet i ka aty. Çështja është kush do të jetë formula e kontraktualitetit”.