“Vrava një grua, hajde më merrni…” Këto kanë qenë fjalët që Safayou Sow, 27-vjeçari nga Guinea, u tha policëve menjëherë pasi i mori jetën Danjela Nezës, 28-vjeçares nga Shqipëria. Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona mesnatës së të premtes.

Vrasja ndodhi në një park pranë një stacioni hekurudhor. Viktima u qëllua me një plumb në kokë. Sow u dorëzua më pas tek autoritet dhe ka treguar çfarë ka ndodhur.

Sipas raporteve, të dy kishin dalë në një takim të fundit, ndoshta për të sqaruar gjithçka dhe për t’u rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Por gjithçka rezultoi ndryshe. “U zumë”, është shprehur Sefayou.
Dhe pas kësaj ai nxorri nga bagazhi i makinës një pistoletë pa leje. Shënjestroi Danjelën dhe e qëlloi në kokë. E reja humbi jetën menjëherë. Pas kësaj, 27-vjeçari e hodhi armën në disa shkurre. Mori telefonin dhe telefonoi emergjencën.
“Hajde më merrni sepse vrava një grua”, tha ai.

Sipas mediave italiane u takon autoriteteve në Savona që të verifikojnë tashmë këtë version dhe të sqarojnë çdo paqartësi. Sow nuk ka precedentë penal dhe është me dokumente të rregullta në Itali. Por si e mori ai armën dhe pse e kishte në makinë?
Nga ana tjetër, po sipas të njëjtave burime, Danjela rezulton me precedentë penalë në polici për grabitje dhe shpërndarje droge. Deri mbrëmjen e shkuar ajo nuk kishte raportuar asnjë episod dhune me të riun nga Guinea.