Zëvendës-kryministrja Belinda Balluku në një lidhje direkte për Euronews Albania nga Rruga e Arbrit tha se ditën e sotme do të hapet edhe tuneli i 7 i kësaj rruge. Ajo tha se me hapjen e këtij tuneli rruga nga Dibra për në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta.
“Rruga e Arbrit vazhdon të mbetet në fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është një nga projektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. ka qenë një projekt kompleks, me gjeologji komplekse të cilat kanë kërkuar fokusin e gjithë grupeve inxhinierike e nga ana tjetër edhe supervizimin tim personal.
Këtu jam në tunelin e 7 i cili do hapet sot për herë të parë. Me hapjen e kësaj pjese të rrugës së Arbrit nga Dibra në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta, pasi do evitohet qafa e Buallit”,- tha Belinda Balluku. E pyetur se kur do përfundojë rruga e Arbrit, ministrja Balluku tha se me hapjen e tunelit të 7 projekti quhet i përfunduar, por ende nuk është hapur tuneli i murrizit. Sipas saj në këtë tunel pritet të hapen edhe 300 metra, të cilat mund të marrin edhe disa muaj.
“Rruga e arbrit me këtë pjesë si projekt quhet i përfunduar përveç tunelit. Tuneli i murrizit është një gjeologji problematike e cila nuk është shfaqur gjatë studimit gjatë kur u bë në vitin 2017-2018, sot kompania e cila punon pa marrë shtesë fondesh, rruga e Arbrit kushton aq sa është firmosur kontrata.
Po çështja e tunelit është çështje teknike, ka të bëjë me probleme inxhinierike. unë nuk mund të jap afate, por duhet të them se tuneli i emergjencës, ai që është 3.1 kilometra është i hapur tej e tej. ndërkohë kemi 300 metra në tunelin e murrizit, të cilat mund të zgjasin edhe disa muaj”,- tha Belinda Balluku.