Teksa në Tiranë vijon ende procesi i numërimit dhe Erion Veliaj thellon diferencën menjëherë kanë nisur memet në rrjetet sociale për Belind Këlliçin.
Nuk mund të mungonte pa u bërë meme premtimi pompoz i kandidatit të dyshes Berisha – Meta për transport publik falas.
Belindi, i pagëzuar në fushatë me pseudonimin Belo, përgjatë një muaji lëvizte me një autobus të marrë posaçërisht për zgjedhje.
Teksa po shkon drejt humbjes së thellë, në rrjetet sociale po qarkullon një meme ku shfaqet autobusi i Belindit i nxjerrë në shitje nga ai vetë.