Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se PD ka nevojë për një lidership të ri.
Ai tha se ndryshimi në PD nuk mund të bëhet me Berishën në krye por as pa Berishën në parti. Xhaferraj theksoi se Berisha mund të jetë vagon i trenit opozitar që ka nevojë për ndryshim.
“Në këto zgjedhje opozita mori atë rezulTat që panë të gjitha pr shkaqe brenda opozitës por edhe për shkaqe të jashtme. Kur themi për shkaqe të brendshme ishte se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. Por raporti i ODHIR thotë që u përdor presion mbi votuesit, u përdor administrata.
Pamë dhunën verbalë që ushtroi zoti Rama në fushatë. Që vishej si për vitin 2030 dhe fliste dhe këndonte si në mesjetë. Nuk mund të flitet në 2023 që unë qyteteve nuk do i jap fonde. Rama me sistemin nuk mori më shumë se 750 mijë vota. Problemi është pse opozita nuk është në gjendje të tërheqë është 6% të shqiptarëve. Zoti Berisha me të shkuarën e tij, me marrëdhëniet që ka me ndërkombëtarët nuk premton perspektivë për më shumë se 500 mijë shqiptarë. E kemi pasur 13 vite drejtues dhe lokomotivë të trenit opozitar.
Por me Berishën në krye kjo punë nuk mund të bëhet por edhe pa Berishën nuk bëhet. Berisha të jetë vagon. Na duhet një drejtues që është në gjendje të projektojë më shumë se 500 mijë shqiptarë. Deri tani jemi në evidencë. Edhe Basha ka rolin e tij për të luajtur, secili duhet të shohë nga vetja. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate që ka marrë. Mund të jemi pjesë e një zgjidhje që shkon përtej nesh. Na duhet lidership i ri. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ky është presioni që duhet bërë”, tha ai.