Atleti shqiptar Izmir Smajlaj ka qenë i pezulluar me një afat të papërcaktuar si shkak i një manipulimi të rezultatit, por këtë nuk e ka bërë ai dhe Gjykata Sportive Botërore e ka shpallur të pafajshëm dhe mund të vijojë garën e kërcimit së gjati, ku ai është shpallur edhe kampion Ballkani.
Për manipulimin e rezultatit është shpallur fajtor presidenti i federatës së atletikës, Gjergj Ruli, që është dënuar me 5 vjet pezullim, si dhe sekretari i federatës, Nikolin Dionisi, me 4 vjet. Pas vendimit, sot ka reaguar vetë Izimir Smajlaj:
“Falë një beteje të gjate ligjore me AIU, Sport Resolution (ose Gjykata Sportive Botërore) me seli në Londër, ka shpallur PA-FAJESINË time kundrejt aludimeve për mashtrim ndaj një gare ku isha pjesëmarrës.
Isha i bindur që gjyqtarët e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do kuptonin që çdo gjë që ishte hetuar ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje, andaj jam tejet i lumtur dhe, me anë të këtij postimi ju komunikoj edhe rikthimin tim në pistë.
Faleminderime e mirënjohje për ata që besuan tek unë që në fillim, për punën e përkryer të avokatëve mbrojtës Ermir Beta dhe Romina Zano, përkthyeses zyrtare Etleva Pushi, si dhe familjes sime që duroi e përjetoi një stres të panevojshëm” – shkruan Smajlaj në një postim në rrjetet sociale.