Edhe pse i dimë rreziqet që konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura mund të shkaktojë për shëndetin tonë, të tilla si sëmundjet e zemrës ose goditja në tru, pak prej nesh i rezistojnë patateve të skuqura. Megjithatë, këshillohet që të reduktohet konsumimi i tyre pas nuk “kërcënojnë” vetëm zemrën, por edhe shëndetin mendor.

Studiuesit nga Universiteti Zhejiang i Kinës zbuluan lidhjen mes konsumit sistematik të ushqimeve të skuqura dhe rritjes së niveleve të ankthit dhe depresionit.

U zbulua se ata që konsumonin rregullisht ushqime të skuqura kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me simptoma ankthi dhe/ose depresioni.

Më konkretisht, studiuesit arritën në përfundimin se simptomat u rritën me 7% deri në 12% te njerëzit që raportuan se konsumonin ushqime të tilla dhe se rreziku më i madh duket se lidhet me ngrënien e patate të skuqura.