Garën se kush është politikani me i besuar në këto zgjedhje, e fiton Edi Rama me 49% të qytetarëve që e kanë votuar atë në sondazhin e bërë nga Piepoli.

Në vendin e dytë qëndron Sali Berisha me 34%. Ia vlen për t’u theksuar se politikani më pak i besueshëm nga shqiptarët edhe për këtë proces zgjedhor është Ilir Meta, me vetëm 1%. Atij ia ka kaluar edhe Enkelejd Alibeaj, të cilin e kanë votuar 6% e qytetarëve të pyetur në sondazh.