Në moshën 43-vjeçare, Ronaldinho Gaucho tregoi se nuk do të humbasë kurrë aftësinë që shënoi karrierën e tij në fushë. Në një ndeshje të legjendave të Barcelonës kundër një kombinimi veteranësh nga Zambia, Ronaldinho shkëlqeu në fushë me driblimet.

Në përballjen një kundër një me kundërshtarin, Ronaldinho tërhoqi topin dhe e la poshtë këmbëve të kundërshtarit, teksa kujtoi kohën e lulëzimit që kishte jetuar me bluzë katalanase në sezonin 2005 -06.

Me çdo prekje që ylli brazilian i jepte topit, stadiumi e duartrokiste. Përveç mesfushorit, mes titullarëve nuk munguan edhe Edmilson dhe Giovanni. Legjendat e Barcelonës përfunduan duke u mposhtur me rezultatin 3-0. Afro 55 mijë njerëz ishin të pranishëm në stadiumin Heroes, në Lusaka, kryeqytetin e Zambias.