Ilir Meta e ka përdorur politikisht për vite me radhë Skraparin, zonë që e ka zgjedhur deputet për disa mandate rresht.

Madje kur ishte president i Republikës, për të kërcënuar Edi Ramën, Meta thoshte se “jam malësor si doktori”, duke ju referuar vendlindjes së tij, Çepanit, një fshat që është një zonë malore.

Por në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Meta është thyer keq në fshatin e tij të lindjes, ku kandidati i tij është rrëzuar me një diferencë të ndjeshme.

Sipas procesverbalit, kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak i Skraparit, Adriatik Mema, ka marrë 205 vota kurse kandidati i Metës, Euglen Mustafallari ka marrë 151 vota.