I pari pas humbjes së thellë të 14 majit, Ilir Meta përfundon takimin me Sali Berishën në Selinë e ‘Rithemelimit’. Më pas Meta ka pasur një takim edhe me nr. 2 të ‘Foltores’ Flamur Noka.
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor standardet e të cilit ishin zëruar nga vetë Rama para se të niste ky proces. I gjithë ky proces y tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar.
Pavarësisht nga ky tjetërsim i bërë nga Edi Rama nën mbrojtjen e policisë së shtetit në përgjithësi diçka është e qartë, gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë”, tha Meta pas takimit me Berishën.
Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë dalje për mediat pasi rezultatit të zgjedhjeve vendore, ku morën vetëm 7 bashki, por ka pasur vetëm një postim në Facebook me akuza për manipulime votash.