Milan-i mundi Lazio-n, Inter-i bëri të njëjtën gjë me Roma-n, për më tepër me të njëjtin rezultat. Janë kushtet e duhura për një derbi të zjarrtë në Champions League. Dhe pikërisht për super ndeshjen e së mërkurës së 10 majit trajneri i zikaltërve Simone Inzaghipare ka vetëm një dyshim.
Siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, tre mbrojtësit Darmian, Acerbi dhe Bastoni do të jenë përpara Onana-s. Ky i fundit doli paksa me probleme fizike nga Olimpico, por duket se do të jetë gati për derbin.
Nëse në sulm duket se zgjedhjet shkojnë drejt Dzeko-s dhe Lautaro Martinez me Lukakun fillimisht në stol, mesfusha është reparti “për t’u deshifruar”.
Dyshimi i Inzaghit është pikërisht këtu. Dumfries do të jetë aty, Dimarco po ashtu në anën e kundërt. Në mes Barella është i sigurt, siç mund të thuhet edhe për Mkhitaryan. Mbetet për t’u kuptuar se kush do të jetë mes Brozovic dhe Calhanoglu.
Vështirë të thuhet sepse kroati është rikthyer në nivelet e mëparshme siç e vërtetoi edhe ndeshja ndaj Roma-s ku ishte ndër më të mirët nëse jo më i miri. Nga ana tjetër turku ka në favor të tij goditjet e fuqishme nga jashtë zone. Do ta shohim se kë do të zgjedhë Inzaghi mes të dyve.