Kampionët e rinj të Italisë, Napoli, i kanë dhënë fund ecurisë pozitive të Interit në kampionat duke fituar 3-1 në stadiumin Maradona. Vendimtar në këtë ndeshje ishte kartoni i kuq i Gagliardinit në minutën e 41, ndërsa në pjesën e dytë Anguissa kaloi në avantazh të besuarit e Spaletti-t. Edhe me pse 10 lojtarë Interi barazoi me Lukakun, por në minutën e 85 kapiteni Di Lorenzo realizoi një supergol për të rikthyer Napolin në avantazh.

Në vijim Interi i hedhur në sulm e pësoi nga një kundërsulm, që u finalizua nga Gaetano. Kjo humbje pas 5 fitoreve rradhazi në kampionat për Interin komplikon kualifikimin në Champions League, pasi Lazio mund të zbresë zikaltërit në vendin e katërt. Për t’u theksuar edhe fakti që për herë të parë në këtë sezon Kristjan Asllani luajti për 90 minuta për Interin, por kjo nuk u solli fat zikaltërve.

Golat e Napoli-Inter mund ti ndiqni këtu.