Interi dhe Milani do të përballen mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e kthimit në Ligës së Kampionëve, me “zikaltrit” që do të duhet të mbrojnë avantazhin 2-0 për të vijuar rrugëtimin në finale. Trajneri Simone Inzaghi ka kryer seancën e fundit stërvitore dhe ka vendosur të hedhë në fushë të njëjtën 11-she me të cilën fitoi derbin e të mërkurës së kaluar.

I vetmi që do të mungojë, është Milan Skriniar, që u stërvit i vetëm dhe më pas u largua, teksa pritet që të ndjekë ndeshjen nga tribuna. Bashkë me të, do të jenë edhe dy ish-ë të Interit, kroati Ivan Perisic dhe marokeni Achraf Hakimi, të cilët janë ende të lidhur me zikaltrit dhe do të japin mbështetjen e tyre nga tribuna e “San Siros”.