Sali Berisha dhe Ilir Meta bashkë morën më pak vota në Tiranën e madhe se Lul Basha në 2011 kur Bashkia mbulonte me pak territor dhe ishte vetem 42 km2.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha një intervistë për News 24, se opozita është shkërmoqur, duke marrë 25 mijë vota më pak se Lulzim Basha. “Lul Basha në 2011, në një Tiranë më të vogël, mori 125 mijë vota, ndërkohë që Partia Demokratike sot, edhe e bashkuar me LSI-në, në një Tiranë që është më e madhe, mezi kapi 100 mijë vota. Kështu që, nëse do lexohej qartë edhe nga partia e militantëve, edhe paramilitarëve mediatik, por edhe nga forcat politike, ky mesazh vlen për të treja, për të majtën, për të djathtën dhe për gjithologët”, theksoi Veliaj.