Pas fitores 2-0 ndaj Romës, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli për ndeshjen e zhvilluar dje dhe të parashikuar drejt Euroderbit të Champions League. Inzaghi ka folur me telefon në emisionin radiofonik Rai Radio 1, ku ka shprehur qëndrimet e tij për këto çështje. Më poshtë deklaratat e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi në Rai Radio 1:
PËR EURODERBIN ME MILANIN – “Do të jetë një ndeshje shumë delikate, si për ne ashtu edhe për Milanin. Arrijmë atje pas një udhëtimi të gjatë dhe shpërblyes, për të dy ne është një gjysmëfinale e merituar. Tani do ta luajmë, secili me armët e veta”.
ZGJEDHJET NË SULM – “Nuk kam pasur kurrë probleme me bollëkun. Tani i kemi edhe në sulm edhe në mes të fushës, ndërsa në mbrojtje jemi të numëruar. Do të kem ende disa ditë për të vlerësuar të gjithë në stërvitje dhe për të vendosur me qetësi të madhe. Çdo trajner ëndërron të ketë probleme me bollëkun dhe të zgjedhë mes shumë lojtarëve të mëdhenj.
FITORJA ME ROMËN – “E dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Djemtë janë të gjithë për t’u përqafuar, nga i pari tek i fundit, sepse ne luajmë çdo tre ditë nga 1 Prilli. Jam i kënaqur me të gjithë, kemi luajtur shumë lojëra cilësore. U rizbulua qëndrueshmëria mbrojtëse? Po, ne luajtëm mirë. Por përtej lojës dhe golave të shënuar apo të pësuar, ajo që më emocionon është uniteti i skuadrës. I yni është një grup që e di se duhet të jetë kompakt dhe i bashkuar, ndaj dolëm nga vështirësitë dhe fituam kundër Romës”.
KËSHILLA NGA MOURINHO – “Ne e dimë se është shumë e rëndësishme. Me Mourinhon ndaj kam respekt të madh. Pershendetem njeri tjetrin dhe ai më uroi fat për Milanin. Ashtu siç bëra për të në Europa League”.