Diego Osorio, një ish-futbollist nga Kolumbia, u arrestua pasi policia i gjeti pothuajse dy kilogramë kokainë në aeroport.
Sipas raportimeve, Osorio ka tentuar të kontrabandojë deri në 1849 gram kokainë më 8 prill të këtij viti, kur po udhëtonte nga Medellin për në Madrid.
Ai tentoi të kontrabandonte drogën me atlete.
Kolumbiani luajti për ekipin kombëtar të vendit në vitet 1990, së bashku me legjendarët Carlos Valderama dhe Rene Higuito.
Në vitin 1998, Osorio kaloi në anën tjetër të ligjit për herë të parë dhe katër vjet më vonë (2002) u arrestua për herë të parë.
Nuk i mjaftoi kjo, ndaj para shtatë vitesh u ndalua, por dënimin e kreu në arrest shtëpiak.
Policia ka njoftuar mediat dhe opinionin publik për ngjarjen e pakëndshme të 8 prillit vetëm të shtunën e datës 6 maj.