Në fakt, në listën që do të shihni më poshtë të 3 shenjave të Horoskopit që i mërziten gjërat (ose njerëzit) më shpejtë se të tjerët, do duhet të kishte vend edhe për Dashin, Shigjetarin dhe Ujorin, por këto shenja gjithashtu dinë fare mirë si t’i plotësojnë boshllëqet e tyre dhe mund ta kalojnë mërzitjen pasi do të bëjnë gjithcka për të mos u ndjerë të tillë. Megjithë nuk mund të thuhet e njejta gjë për:
Demi
Disa i quajnë të ngadaltë, e vërteta është se ata thjesht preferojnë të bëjnë gjithçka në kohën e tyre. Si shenjë toke, ato kanë një ndjenjë shumë të madhe përpikmërie dhe ndërgjegje dhe mund të relaksohet vetëm kur ka përfunduar dicka që ka nisur dhe e ka cuar deri në fund. Relaksimi për Demin mund të jetë fare mirë edhe thjesht një “palosje” në divan, gjë e cila gjithsesi nëse më pas nuk pasurohet me diçka më emocionuese, bëhet e mërzitshme. “Çelësi” i tyre për ta kaluar momentin e mërzitshëm është motivimi dhe nëse ia jepni, ai do të dëshirojë të provojë diçka të re në vend që të jetë rehat apo të ankohet se është i mërzitur me jetën e tij.
Peshorja
Ka mësuar të varet aq shumë nga të tjerët saqë vazhdimisht përpiqet t’i bëjë qejfin gjithkujt që ka rrotull, edhe kur do që të kënaqet vetë. E në momentin kur i jepet një minutë “liri” nuk di çfarë të bëjë dhe mërzitet. Kjo ndryshon lehtësisht nëse kupton se në këtë situatë, nëse vazhdon kështu, do përfundojë duke mërzitur veten dhe jo të tjerët, kështu që mjafton ti kujtoni këtë dhe do e shihni më tëmotivuar.
Peshqit
Janë aq dashamirës sa për të mos lënduar të tjerët, i lënë të vendosin vetë për gjithcka, edhe për ata vetë. Por si të mos mërzitet kur nuk zgjedh diçka që ndoshta vetë nuk i duket interesante? Kjo ndodh gjithmonë me ta dhe thjesht nuk duhet të jenë aq të mirë sa janë!