Drejtuesja politike e Shkodrës, Elisa Spiropali ka pasur një takim me Viktor Martinin, një i moshuar i persekutuar nga regjimi komunist.
Gjatë bisedës me ministren Spiropali, Viktori tregon i prekur vuajtjet që ka kaluar.
Ndër te tjera, ai dhe e shoqja e tij, Liza, besojnë se Shkodra meriton një erë ndryshimi.
“Unë jam me të gjithë ata që përpiqen t’i japin popullit shqiptar. Ta trajtojnë popullin shkodran pa i dalluar fenë, politikën. E drejta është e drejtë. Mos të shikojmë se është komunist, ballit a salist. Jepi Çezarit çka i takon Çezarit, jepi Zotit çka i takon Zotit, shprehet Viktori.
‘Koha ka ardh”-shprehet ai ndër të tjera, teksa thotë se beson tek një qytetar si Benet Becit për ta ndryshuar qytetin.
Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur nderimet e saj për këtë familje.
“…histori që t’i mbushin sytë, me sytë gjithmonë nga e ardhmja.” -shkruan Spiropali.
Postimi i plotë
Viktor Martini është 84 vjeç. Sigurimi i shtetit i arrestoi babain më 1949-ën. 15 vjet burg. Vdes në burgun e Burrelit. Pas babait, nëna, vëllezërit dhe motra e tij ndiqen e persekutohen. Paçi, Lini, Rudolfi dhe Viktori, katër vëllezër përballojnë vuajtjet e Ferrit në burgun e Burrelit.
Vuajtjet vazhdojnë edhe pas burgut me persekutim e punë të rënda fizike. Familja e tij krenare nuk u mposht, por qëndruan bashkë siç janë dhe sot. Viktori dhe Liza jetojnë në SHBA, por e duan Shkodrën aq fort dhe aq thellë sa vijnë rregullisht çdo vit. Edhe dy herë në vit kur ishim pak më të rinj, thotë Liza.
Më nderuan sot me pritjen e tyre të ngrohtë dhe njerëzore, me bisedën e tyre plot dije dhe dritë, me histori që t’i mbushin sytë, me sytë gjithmonë nga e ardhmja.