Juventus është sërish në telashe për shkak të çështjes së plusvalencave.

Në fakt, bardhezinjtë nuk kishin shpëtuar kurrë pavarësisht se dënimi fillestar prej 15 pikësh iu hoq. Tashmë, Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit kërkon 11 pikë penalizim për torinezët, çka nëse aprovohet do ta zbriste skuadrën e Massimiliano Allegrit në vendin e tetë duke humbur përfundimisht “trenin” Champions.
Sakaq, Prokuroria nuk e lë me kaq dhe kërkon gjithashtu një pezullim prej tetë muajsh për ish-drejtuesit e Juventus. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret ndërsa pritet që gjithçka të zyrtarizohet në orët e pasdites së të hënës.