Ish-kandidati për kryetari i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadill, tha në “Zonë e Lirë” se PD-ja duhet të “rikrijohet” dhe të shpëtojë njëherë e mirë nga duart e kryetarit. Ai tha se detyra e opozitës është të kontrollojë pushtetin, dhe të përballet më të deri sa të fitojë kauzën e saj.
“PD dhe bazamenti i saj elektoral kanë frymë për të ngritur një parti të djathtë, një parti të djathtë, tek e cila të këtë vërtetësi, një parti që nuk merret me kauza rastësore, por merret me kauza që i interesojnë publikut. Një parti, e cila nuk mbetet më e kryetarit, një parti më e madhe se kryetarit dhe më e madhe se vetvetja. Pushteti në Shqipëri gjithmonë abuzon. Rama ka bërë gjithçka që ka bërë të bëjë, por detyra e opozitës është t’i dalë ballë Ramës dhe ta mundë”, tha ai.
Ai theksoi se po nuk ndryshojë opozita dhe Partia Demokratike nuk ndryshon asgjë në Shqipëri. Në këto kushte të pandryshuara shtoi Kadilli, qeveria vetëm sa kujdeset të shtojë klientelën e vetë dhe jetëgjatësinë në pushtet.
“Po nuk qe PD ndryshe, po nuk qe opozita ndryshe, nuk e ndryshon dot Shqipërinë, Shqipëria ndryshon vetëm kur ndryshon opozita”, tha ai