Është mbyllur votimi në bashkinë e Kamzës, ku deri në orën 18:00 sipas KQZ, kanë votuar 25226 qytetarë, nga 60234 zgjedhës në total.
Në këtë bashki duke qenë se votimi është kryer elektronikisht, mendohet se rezultati do të dalë brenda orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.
Kujtojmë se elektronikisht është votuar edhe në Elbasan dhe Vorë.