Nga studio e Top Story, Kryeministri Edi Rama reagoi mbi deklaratën e Kandidatit të Berishës dhe Metës për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri, i cili premtoi në mediat greke një platformë për helenizimin e Himarës.
Rama e cilësoi Belerin si një të paudhë që deklaron maskarallëqe dhe poshtërsi që nuk kanë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Për këtë arsye sipas Ramës, kandidatë të tillë janë faqja e zezë e Shqipërisë.
*Rama në Top Channel:*
Është një analfabet dhe i paudhë i cili garon me faqen e zezë për të helenizuar Himarën. Ai ka kohë që flet për këto maskarallëqe që i shkojnë në mend dhe për këto poshtërsi të mëdha që janë të pagëlltitshme në kohën ku jetojmë, që s’kanë asnjë lidhje marrëdhëniet shqiptaro greke, me etikën e këtyre marrëdhënieve, me thellësinë e këtyre marrëdhënieve.
Guxon ai në Republikën e Shqipërisë të flasë për helenizim të bashkisë se Himarës. Ka pasur një periudhë që partitë politike shqiptare, PD, PS kanë vajtur bashkë në Himarë dhe kanë mbajtur qëndrim të përbashkët. Atëhere ai kandidati s’ka guxuar ta thotë këtë që thotë ky hajvan sot.
Për një arsye që është shumë më tepër sesa politike. Ka të bëjë me ofendimin e madh që i bën Republikës së Shqipërisë dhe të gjithëve ne. Ai ka thënë shumë gjëra përpara, ky është analfabet funksional dhe person i paudhë që ka kërkuar ta ndezë atë zjarrin në Himarë, ja dhanë në dorë pishtarin këta të dy.
Ai thotë me mbështetjen e partive politike në Greqi të helenizojmë Himarën, ndërkohë që është me mbështetjen e dy forcave politike në Shqipëri “Bashkë Fitojmë”.
Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Prandaj them unë që janë faqja e zezë e gjithë Shqipërisë. Jo se e them unë që janë faqja e zezë, por pasi marrin një damkë që nuk shlyhet kurrë.
Hiqeni pak këtë se nuk duam ta shohim me sy thonë dhe ai tjetri që behet bashkë me këtë. Përtej të gjithave bëjnë dhe patriotë. Të vetmen gjë që kanë këta në dorë, s’kanë asgjë në dorë veç të bëjnë ‘ham ham’ kot…
Ai njeriu kur unë kam bërë punë konkrete me komunitetin e himarjotëve që janë me origjinë të hershme greke në Amerikë për pronat, me avokatët e tyre kemi bërë punë fantastike, për të gjithë historinë e pronave. Ky maskara thoshte po zgjidhi Rama pronat, neve na ikën çdo shans që të helenizojmë Himarën. Kjo s’është çështje opinionesh, është një faqe e zezë, bojë e zezë, e një vule në ballë që është… është e aleatit dhe partnerit më strategjik të Shqipërisë. Dele janë kandidatët, njerëz pa respekt për veten që i vihen në dispozicion. Këto zgjedhje do bëjnë krisjen e madhe, do bëhet dallimi.