Në Bashkinë e Elbasanit ka përfunduar numërimi për Këshillin Bashkiak. Edhe këtu, PS ka marrë shumicën, konkretisht 49.62% që përkthehet në 28 vende, 12 vende ose 22.59% i ka marrë Bashkë Fitojmë, 12.98% ose 7 vende për PD, 2.39 % ose 1 mandat për PSD, 2.28% ose 1 mandat për PDS, 1.87% ose 1 mandat për PDIU dhe 1.93% përkthyer në 1 mandat për Partinë e Gjelbër.

Në Cërrik është mbyllur numërimi i votave dhe PS ka marrë shumicën në Këshillin Bashkiak. PS mori 46.50% të votave ose 11 mandate. Bashkë Fitojmë është në kuotat e 13.33 % përkthyer në 3 mandate, 9.75 % ose 2 mandate për PD. Partitë e tjera që marrin nga një mandat janë PAA, PLL, PSD, LZHK dhe Partia e Gjelbër.

Në Librazhd janë numëruar 51 QV nga 55 në total. Deri më tani 13 mandate i merr PS me 45.01% të votave, 10.47% ose 3 mandate Bashkë Fitojmë, 5.79% ose 1 mandat PD, 1 PSD dhe 1 PDS.

Në Peqin janë numëruar 36 QV nga 46. PS ka marrë 38.41% ose 9 mandate, 16.58% ose 4 mandate Bashkë Fitojmë, 14.96% ose 3 mandate PD, 8.81% ose 2 mandate PR, 1 ALD dhe 1 PSD.

Në Gramsh janë numëruar 26 QV nga 48. PS prin me 20.70% që përkthehen në 6 mandate, 9.25% ose 3 mandate merr Bashkë Fitojmë, 1 PD dhe nga një PR, PSD dhe 1 Partia Lëvizje e Legalitetit

Në Përrenjas janë numëruar 37 QV nga 39. PS është e para me 33.74% të votave ose 9 mandate nga 21. Bashkë Fitojmë dhe PSD e Tom Doshit marrin nga 3 mandate, konkretisht me 10.47% dhe 13.89%. Ndërkohë PD në Përrenjas merr vetëm 2 mandate ose 9.80%. Nga 1 mandat shkon për PDS dhe Aleancën Demokratike të Shqipërisë.

Në Belsh ende s’ka nisur numërimi.