Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj.

“Kundërshtarët duan që aj të dështojë se po shohin që po funksionin, ata duan të jenë në gjendje që të bazohen në pandëshkueshëri, Kjo tregon se Reforma në drejtësi funksionon. I përket drejtuesve shqiptar, Shqipërisë, por ne do ju mbështesim, Themeli është ndarja e gjyqësori nga politika, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë”, tha Kim.

Ajo është shprehur se qëndrimi i SHBA-së për Reformën në Drejtësi nuk ndryshon, ndonëse ndryshojnë ambasadorët.

“SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë. Ndonëse kanë kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri. Të gjithë e kemi parë procesin në Uashington.

Reforma nuk ka për të ndryshuar, ndonëse ndryshojnë ambasadorët. Shpresoj që ju do të kuptoni që kur SHBA flet për drejtësinë, e bëjnë këtë si një mik i sinqertë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.