Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar deri më tani vetëm 5 Bashki. Kur tashmë është mesditë, Ilir Meta dhe Sali Berisha duket se janë “zhdukur”. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë prej tyre, as për fitoren e rëndësishme në Himarë me Fredi Belerin në burg.

Ndërkohë, kandidatët e tyre, duke nisur nga Arjan Hoxha në Kamëz dhe Indrit Hoxha në Vorë kanë hedhur akuza për manipulim të rezultati duke mos pranuar humbjen. Madje Indrit Hoxha tha se do ankimojë rezultatit.