Partia e Lirisë ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Ankimimi do të shqyrtohet ditën e sotme në orën 12:30.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që anëtari i katërt i KAZA-zë të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së, duke lënë kështu koalicionin Berisha-Meta pa anëtarë në gjysmat e KAZA-ve të vendit.

Sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.